Sot do të shpallen nominimet për Grammy Awards. Dhe një këngëtare me origjinë shqiptare do i bashkëngjitet për herë të parë skenës së Grammy për të shpallur këngëtarët e dominuar.

Bebe Rexha së bashku me Alicia Keys do zbulojnë kandidatët për kategoritë më të mira në Grammy Awards 2020 në “CBS This Morning”.

Recording Academy do fillojë shpalljen e kandidatëve rreth orës lokale 07:20.

Vitin e kaluar Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në Grammy por nuk arriti të fitojë. Ndërsa bashkëatdhetarja e saj Dua Lipa rrëmbeu dy Grammy, e para shqiptare në histori që arrin këtë.

62-vjetori i Grammy Awards do të transmetohet më 26 janar në CBS dhe CBS All Access.

Fituesja e 15 herë e Grammy, Alicia Keys do të rikthehet si mikëpritse e eventit sërish këtë vit.

/Ora News.tv/