Aksioni kundër informalitetit vijon në terren ndërsa 14.168 qytetarë kanë shkarkuar deri tani aplikacionin “Stop Informalitetit”.

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët që ta shkarkojnë këtë aplikacion duke u bërë mbështetje e nevojshme kundër çdo abuzimi.

“Nëse s’e ke shkarkuar ende, bëje edhe ti, sepse të jep mundësinë që në 1 minutë të gjesh mbështetjen e nevojshme, kundër çdo abuzimi me kuponin tënd, me rrogën tënde, me sigurimin tënd shëndetësor e shoqëror apo me konkurencën e pandershme ndaj biznesit tënd”, tha ai.

Rama tha se aplikacioni që të mundëson të mos heshtësh përballë abuzimit, gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

“Denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave 100% i garantuar”, tha Rama./atsh/