Përkujdesja sociale dhe ndihma për njerëzit në nevojë janë në fokus të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këto ditë të ftohta dimri.

Përherë e më shumë qytetarëve në nevojë dhe sidomos moshat e treta po i vihet në ndihmë çdo herë e më shumë si me përkujdesje shëndetësore por edhe sociale.

Rasti i fundit është i gjysh Trifonit i cili tashmë ka një strehë të ngrohtë dhe përkujdesjen e stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për këtë rast u shpreh se, ”që sot ka një strehë për gjysh Trifonin. 64-vjeçari jetonte i vetmuar dhe i pastrehë në Gjirokastër por strukturat tona të shërbimit social e strehuan menjëherë në Shtëpinë e të Moshuarve ku po merr përkujdesjen e duhur nga stafi i qendrës”.

”Të gjitha institucionet tona të përkujdesit social kanë hapur dyert për të mbështetur fëmijë, persona me aftësi të kufizuar, të moshuar që kanë nevojë për strehim emergjent, në këto ditë të ftohta dimri.Dhomat për rastet emergjente janë gati”, u shpreh Manastiriliu.

/atsh