Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan edhe sot kanë protestuar para godinës së universitetit duke treguar mosbesim ndaj anulimit të vendimit për tarifikin e krediteve të provimeve të mbartura. Më pas ata janë nisur drejt Kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës së studentëve të Tiranës.

Por duket se një pjesë e mirë e studentëve nuk i janë bashkuar thirrjes për tu nisur drejt Tiranës. Një pjesë e mirë e tyre janë kthyer duke u treguar mosbesues për vënien e autobusëve në dispozicion, pavarësisht thirrjes së organizatorëve se autobusët ishin vënë në dispozicion nga studentët e Tiranës.

Një ditë më parë anëtarët e senatit në Universitetin e Elbasanit përshëndetën kthimin e vendimin nga ana e Ministrisë së Arsimit, duke u bërë thirrje studentëve t’i kthehen procesit mësimor normal, por duket kjo thirrje nuk është marrë parasysh.