Ka vijuar në ditën e dytë protesta e studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Me parrulla në duar ata janë mbledhur para universitetit duke bojkotuar procesin mësimor ndërkohë që deklarojnë se nuk do ti ndalin protestat e tyre deri në anulimin e vendimit të cilin ata e konsiderojnë abuziv dhe vendime të cilat rëndojnë drejpërdrejt në xhepat e familjeve të tyre.

Në deklaratat e sotme ata kanë kërkuar nga politika të qëndrojë jashtë kësaj proteste. Është protestë e studentëve dhe jo e politikanëve kanë deklaruar studentët sot.

Më pas studentët e universitetit të Elbasanit kanë vijuar protestën e tyre nëpër rrugët e qytetit duke kërkuar edhe mbështetjen e prindërve dhe qytetarëve për të arritur qëllimin e tyre.

Edlira Xherri