Gjashtë turistë kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e motit të keq që përfshiu zonën e Halkidikisë. Mes viktimave raportohet edhe për dy fëmijë, 8 dhe 2 vjeç.

Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur. Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet prej orësh. Ndërkohë në zonë është shpallur gjendja e emergjencës.

Dhjetëra makina janë përmbysur, shumë shtëpi janë shkatërruar, ndërsa ka banorë që ndodhen të bllokuar.

Stuhia apokaliptike, me rreshje të dendura breshëri dhe uragan ka gjetur të papërgatitur banorët dhe turistët e Halkidikisë.

hal1.jpg