Arrestohen 3 agresoret e çiftit të të fejuarve në unazë të re. Mësohet se në pranga ranë Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj, pasi akuzohen për plagosje të shtetasve Altin M., rreth 27 vjeç dhe të fejuarën e tij Klaudia K. 23 vjeç.

Çifti është qëlluar me thikë dhe shkopinj. Halit Adreu ka thënë në polici se ka qënë i fiksuar me 23-vjeçaren Klaudia. Ajo nuk ka pranuar të lidhet me të dhe ndonëse e dinte se ajo ishte e fejuar me dike tjetër, vijonte ta ngacmonte.

Autoret qëlluan me thikë e shkop shtetasin Altin M. dhe Klaudia K., të dy me origjinë nga Kukësi.

Po ashtu është mësuar dhe dinamika e ngjarjes, ku sipas informacioneve i arrestuari Halit Ndreu ka pasur rolin kryesor në këtë plagosje.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai ka qenë personi që ka përdorur thikën dhe ka qëlluar në drejtim të çiftit. Ndërsa dy të tjerët kanë qenë prezent dhe janë përfshirë në këtë zënkë por nuk kanë përdorur thikën.

Elbasani News