Në Berlin, Shqipëria sot edhe një herë ka marrë një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për përparimin e saj përmbajtësor në pesë prioritetet kyçe, rolin e saj konstruktiv në rajon dhe orientimin e saj të patjetërsueshëm euroatlantik”, deklaron ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndërsa ka qenë pjesë e takimit me kancelaren Merkel.

Ministri Cakaj shprehet se në kuadër të përpjekjeve të pakursyera për të mundësuar çeljen e negociatave në tetor, sot në Berlin u zhvillua edhe një takim me kancelaren Merkel.

“Me mbështetjen e palëkundur të kancelares Merkel, ekziston një bazë reale për të pritur një vendim pozitiv në tetor që mundëson po ashtu hapjen e një kapitulli të ri marrëdhëniesh midis Shqipërisë dhe BE-së! Shqipëria është jashtëzakonisht mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe po ashtu tejet e përkushtuar për të zhvilluar më tutje marrëdhënie partneriteti strategjik me Gjermaninë”, u shpreh ai. /j.p/