Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se, shërbimi për porositjen e targave online është një nga risitë më të suksesshme të DPSHTRR-së. Ndërkohë që vijon të rritet ndjeshëm interesi i qytetarëve për vendosjen e targave të veçanta në automjetet e tyre.

DPSHTRR thekson se, risitë e shërbimeve të ofruara për qytetarët i kanë dhënë fund pazarit për xhepat e drejtorit, dhe fonde të rëndësishme nga këto shërbime shkojnë në arkën publike.

DPSHTRR informon se furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me Targa të Veçanta dhe aktualisht sot ky institucion ka kryer furnizimin e 14-të, me një total të targave në sasinë e 129 copëve për automjete nga AA 001 ZV – AA 999 ZY (kombinimet numërore shembull: 001/111/101/100).

“Të ardhurat shkojnë për investime, projekte edukative, siguri rrugore, green revolution, retro”, shprehet DPSHTRR. /e.xh/r.e/