Tatimpaguesit mund të paguajnë detyrimet me këste
Tatimpaguesit mund të paguajnë detyrimet me këste

– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi tatimpaguesit, që  kanë detyrime tatimore të papaguara dhe kanë plotësuar kushtet ligjore, se mund të nënshkruajnë me organin tatimor një marrëveshje të pagesës me këste.

Sipas DPT-së, tatimpaguesi, për të përfituar nga kjo lehtësi duhet të justifikojë paaftësinë likuiduese të përkohshme financiare.
Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer.

Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. /atsh