Taulant Balla sëbashku me kryetarin e bashkisë Kastriot Gurra ishin mesditën e sotme në fshatin Togëz, për të parë nga afër rikonstruksionin e blloqeve të banimit, një investim i buxhetit të shtetit.
Banorët e Togzit i shprehën mirnjohjen e tyre deputetit Balla dhe kryetarit Gurra për këtë investim bashkohor që e ka transformuar fshatin Togëz në një lagje periferike të qytetit të Librazhdit.
Kujtojmë fshati Togëz është kthyer edhe në qëndrën kryesore industriale të Librazhdit, ku kompani të huaja ka zhvendosur bizneset e tyre të fasonerisë.