Freshly-baked cauliflower cheese in casserole dish

Përbërësit :
500 g lulelakër
1 L qumësht
3 vezë
Gjizë ose djath i bardhë (sipas dëshirës)
3 lugë gjelle miell gruri
gjalp
kripë
Përgatitja :
Ziejmë lulelakrën, të cilën më parë e kemi ndarë në pjesë të vogla. Pasi ftohet e vendosin në një tavë.
Në një tas përziejmë vezët me gjizën ose djathin e bardhë, një pjesë qumështi dhe pak kripë. Me masën e përftuar mbulojmë lulelakrën e vendosur në tavë. Në fund i shtojmë beshamelën, të cilën e kemi përgatirur me gjalpin, miellin dhe pjesën tjetër të qumështit.
E vendosim në furrë në temperaturen 250 gradë.