Të shtëna me armë në një shkollë në Brazil, tetë të vdekur, mes tyre 5 nxënës
Të shtëna me armë në një shkollë në Brazil, tetë të vdekur, mes tyre 5 nxënës

Të paktën 5 nxënës kanë vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Sao Paulo, Brazil.

Një i rritur është vrarë gjithashtu në sulmin në shkollën shtetërore Professor Raul Brasil në Suzanano.

Policia thotë se dy adoleshentë të maskuar dhe të armatosur kryen sulmin rreth orës 09:30 lokale.

Mediat lokale raportojnë se dy adoleshentët kanë vdekur. Ata kryen vetëvrasje pas sulmit.

Guvernatori i shtetit të Sao Paulo, Joao Doria shkroi në Twitter se viktimat u “vrarë mizorisht”.

/Ora News.tv