Janë të shumtë njerëzit që ankohen për gërhitjet e partnerit dhe që u prish gjumin e natës. Nuk ka më keq sesa të të prishet regjimi dhe rrjedhimisht përballesh me një ditë të lodhshme në vijim.

Por, përveç ndërhyrjeve kirurgjikale që ndërmerren për të zgjidhur problemin e gërhitjes, ka edhe metoda natyrore që lehtësojnë rrugët e frymëmarrjes, për të bërë një gjumë të qetë, pa shqetësuar personin që fle në krah.

Kryesisht, kongjestioni i hundës është shkaku më i rëndësishëm i gërhitjes kronike. Krijimi i mukusit në fyt dhe kanalet e hundës mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm, duke filluar nga alergjitë, deri te infeksionet e hundës, te ftohja e zakonshme. Të heqësh qafe këtë mukozë është një nga mënyrat më të mira për të zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme ose edhe për të parandaluar gërhitjen e mëtejshme.

Mukusi mund të reduktohet edhe nëse ndaloni së ngrëni ushqime të skuqura, ushqime të përpunuara, çokollatë, produkte të qumështit dhe produkte sheqeri. Duhet të shmangni gjithashtu alkoolin dhe cigaren.

Përveç shmangies së këtyre ushqimeve, rekomandohet dhe konsumimi i një pijeje që ndihmon në uljen e bllokimeve të hundës. Konsumimi i rregullt i këtij lëngu gradualisht do të zvogëlojë gërhitjen dhe partneri do t’ju falënderojë për gjumin e mirë gjatë natës!

Përzierja e përbërë nga 4 karota të mëdha, 1 rrënjë xhenxhefili, 1 mollë dhe pak lëng limoni pihet disa orë para gjumit dhe mund t’ju ndihmojë të ndaloni gërhitjen në një mënyrë natyrale!