Ndryshimi i shpeshtë i temperaturave gjatë muajit janar është shoqëruar me shtim të dukshëm të sëmundjeve të sipërme respiratore që në shumë raste përfundojnë me komplikacione që prekin aparatin e dëgjimit.

 Doktoreshë Klodiana Zaharia mjeke ORL në poliklinikën nr 3 në Tiranë konstaton një numër gjithnjë e në rritje të rasteve të komplikacioneve në dëgjim kryesisht tek fëmijët e vegjël dhe të sëmurët kronik.

Po cilat janë sinjalet që paralajmërojnë ekzistencën e një infeksioni në aparatin e dëgjimit?

“Kemi patur një numër në rritje të vizitave, sidomos ata që janë të prekur nga virozat e gripit… nëse pacienti ka filluar me një problematikë të rrugëve të sipërme respiratorë, atëherë rradha është e veshit. Nëse mbi këtë virozë nisin të vendosen baktere, atëherë ka dhimbje të veshit e deri në rrjedhjen e qelbit në kanalin e veshit.”-tha mjekja per news24

Mjekja tërheq vëmendjen e qytetarëve të mos bëhen mjekë të vetvetes duke përdorur antibiotik me pika në vesh pa përshkrimin e një profesionisti ORL, pasi shumica e patologjive që paraqiten në këtë stinë kanë origjinë virale dhe antibiotiku është i pavlefshëm në mos i dëmshëm.

Kemi shumë raste që pacientët vijnë për të marrë antibiotik, por nga mjeku marrin një recetë të vogël. Pra ti mund të nxitohesh të marrësh antibiotikun dhe e merr kot, ose në rastet e rënda kur qytetarët e kanë lënë veten pas dore, jemi të detyruar t’i japim antibiotikë.”-shtoi mjekja.

gazeta expres