Tekstilet dhe këpucët të markës made in Albania, shënojnë rritjen më të madhe totalit të eksporteve, për periudhën e 4- mujorit të parë të vitit 2019.

Instituti i Statistikave publikoi sot të dhënat zyrtare “Për tregtinë e mallrave, Prill 2019″ ku thekson se, eksportet e prodhimeve të tekstilit dhe të këpucëve, u rritën me rreth 42% në muajt e parë të vitit, kundrejt të njëjtën periudhë një vit më parë”

Për 4 mujorin, ky grup, ka shitur jashtë vendit 41 miliardë lekë mallra. Ndërsa gjeografia e vendeve ku eksportohen po zgjerohet gjithnjë e  më shumë.

Industria e tekstileve e këpucëve që prodhohen në vendin tonë, vijon të dominojë me eksportet e këtij grupi drejt Italisë, si rrjedhojë e shtimit të porosive nga partnerët italianë, por nuk mbeten pas edhe kërkesat në rritje, nga vende te tjera si Spanja, e Greqia.

Avantazhi i punës me dorë, një traditë e vjetër në vendin tonë, po tërheq gjithë e më shumë tregtinë dhe është mjaft e kërkuar në vendet e huaja.

Në këtë kontekst, industritë e tekstileve dhe të këpucëve po synojnë të sigurojnë një cikël të mbyllur të biznesit, që u siguron më shumë të  ardhura, krijon më shumë vende pune, rrit eksportet dhe krijon markën me emër të konsoliduar në treg. e.xh/ /a.g/atsh