Këngëtarja me famë botërore Lana Del Rey është gjendur në një situatë të tmerrshme.

Një 43-vjeçar kishte bërë plane për të rrëmbyer 32-vjeçaren. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia në Orlando, Florida disa momente pasi këngëtarja e ‘Summertime Sadness’ performoi në skenën e Amway Center të premten.

Lana Del Rey pas incidentit ka njoftuar fansat me anë të një postimi në Instagram që është mirë.

“Unë jam mirë, ju falenderoj për mesazhet. Dhe nesër do të jem në Hotlanta, mezi po pres që t’ju shikoj.”

Ajo aktualisht është në turin e saj LA To The Moon.

Michael Hunt, i cili dyshohet se tentoi të rrëmbejë këngëtaren u shfaq në gjyq të shtunën në Florida.

Gjatë seancës dëgjimore të dielën i dyshuari u filmua duke qeshur.

Sipas Orlando Sentinel, policia u alarmua për rrëmbimin e Del Rey pasi një burim anonim i kishte telefonoi për ti thënë se Hunt ka publikuar në rrjetet sociale mesazhe kërcënuese ndaj këngëtares, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Grant.

“Ska asgjë në ato postime që mund të ngjajë kërcënuese apo që unë do të lëndoj dikë. A dua ta takoj unë atë? Po e kam pranuar para jush.  A më intereson ajo? Po! A e njoh unë atë? Jo, e njoh vetëm nga këngët e saj,”-i tha Hunt gjykatësit.

Gjykata vendosi që ai të qëndronte në burg pasi mendohet se është rrezik për njerëzit.