Mbledhja e qeverisë mëngjesin e sotëm ka nisur me fjalën e ministrit Bledi Çuçi, pasi kryeministri Edi Rama do të jetë pjesëmarrës në Samitin e NATO-s në Londër.

Çuci ka bërë një përmbledhje të situatës aktuale post tërmeteve, duke treguar shifrat e akomodimit të banorëve e deri tek pallatet e dëmtuara.

‘Katër mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t’u prishur. Në qarkun Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese’, u shpreh ai.