Theodhoros Pangalos, ish-Zv.Kryeministri i qeverisë së Greqisë, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve dhe Komunikacionit, ish-ministër i Kulturës, ish-deputet i Atikës, do të vijë sot për një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite z. Pangalos do t’i akordohet titulli “Doktor Honoris Causa”, nga UMSH si dhe do të promovohet libri i tij “Me Papandreun në Europë”. Në ceremoninë e promovimit të librit merr pjesë Presidenti Ilir Meta.

Në axhendën e takimeve të planifikuara Pangallos do të takojë Kryeministrin Edi Rama, ish-Kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano, Kryetarin e PD-së Lulzim Basha si dhe politikanë të tjerë.

© SYRI.net