Në fitoren e mbrëmshme të Paris Saint Germain kundër Nimes, Neymar nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi. Por braziliani nuk qëndroi larg vëmendjes së tifozëve të cilët ishin shumë të revoltuar për zërat e largimit të tij.

Që kur iu bashkua skuadrës pariziene dy vite më parë është përfolur me një largim të tij.Barcelona është skuadra që e la të lirë brazilianin dhe tani janë në kërkim të një rikthimi në katalunjë. Sipas gzetës Goal blaugranasit kanë një ofertë prej 50 milionë eurosh + Philipe Coutinhon + Nelson Semedo për të mbuluar vlerën prej 222 milionë të Neymar.

Së fundmi 27 vjeçari nuk është paraqitur as në stërvitje për shkak të dëmtimit gjë që ka acaruar dhe tifozët. Por nëse trajneri Thomas Tuchel mendoi se të linte Neymar jashtë ekipit do të ftohte gjakrat, tifozët në Parc de Prince ishin të një tjetër mendimi. Ata kishin shpalosur banera me mbishkrimin “Neymar largohu”. Gjithashtu ata thërrisnin në kor “Neymar bir k…”

“Nuk kam asgjë për të thënë për të ardhmen e tij. Ai është me ne tani dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin. Unë po përpiqem ta bind që të qendrojë por nga ana tjetër është një zgjedhje personale. Është mes tij dhe klubit” – u shpreh Thomas Tuchel

Neymar ka luajtur 58 ndeshje për PSG ku ka shënuar dhe 51 gola, afërsisht nga 1 gol për çdo ndeshje.