Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka kërcënuar se do të vrasë bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale F.B shkelu urdhërin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë gruan e tij në banesë.

“Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin”, thotë policia.

Bashkëshortja e të arrestuarit ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

/Ora News.tv/