Një aksident fatal ndodhi pasditen e sotme në Levan të Fierit. 24-vjeçari G.S. goditi për vdekje me makinën e tij 65-vjeçarin D.N, i cili po ecte me motoçikletë.

Drejtuesi i mjetit ‘’Volkswagen’’ është ndaluar nga policia dhe është dërguar në Komisariatin e Fierit. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

‘’Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:15,  në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’, është përplasur me motoçikletën tip ‘Yamaha’, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Shtetasi G.S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.’’