Tjetër lehtësi për qytetarët, vërtetimi për pronësinë e mjetit pranë arkave të Transportit Rrugor
Tjetër lehtësi për qytetarët, vërtetimi për pronësinë e mjetit pranë arkave të Transportit Rrugor

Nga sot çdo pagesë për vërtetime RBS (vërtetimi zyrtar që kërkohet para ndërrimit të pronësisë së mjetit) do të kryhet direkt edhe në arkat e drejtorive të shërbimit të transportit rrugor.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Goxhja informoi se kjo masë sjell një tjetër lehtësi për qytetarët duke i kursyer kohë dhe para.

“Tjetër lehtësi për qytetarët! Nga sot çdo pagesë për vërtetime RBS kryhet direkt edhe në arkat tona. Jo më radhë në banka e komisione ekstra (që shkonin +150-300 lekë për çdo RBS). Nuk duhet rënduar kot qytetari, por komisionet duhen mbajtur brenda tarifave zyrtare. Te DPSHTRR për RBS do paguhet vetëm tarifa 1400 lekë. Te ne fitohet kohë, kursehet lekë”, tha Gonxhja. /atsh

/a.gjonaj/