Shpërthim i një çisterne me karburant në Tanzani u mori jetën 60 personave në qytetin e Morogoros dhe plagosi 65 të tjerë.

Çisterna u përmbys dhe viktimat ishin motorçiklistë që shkuan të merrnin sasi të karburantit të derdhur dhe tregtarë ambulantë.

Morogoro është një pikë kryesore e transportit të lëndëve djegëse dhe produkteve bujqësore.

Mediat vendase shtojnë se aksidente të tilla ndodhin shpesh në Afrikë pasi shumë persona marrin përsipër të transportojnë sasi të mëdha lëndësh djegës