TRANSFORMIMI I BELSHIT, NXIT TURIZMIN
TRANSFORMIMI I BELSHIT, NXIT TURIZMIN

Qyteti i Belshit është ndër të rrallët qytete në vend që nuk ka një vend akomodimi. Askush nuk ka guxuar të investojë në hotele apo shtepi pritjeje në një qytet i cili më tepër i ngjante një fshati.

Edhe pse ndodhet buzë një liqeni të mrekullueshëm, ky liqen ka qenë i rrethuar nga ndërtime pa leje të cilat i kishin zënë frymën. Ndërkohë që ka përfunduar vetëm faza e parë e punimeve duket e pabesueshme që këto pamje sot i përkasin Belshit

Faza e dytë parashikon ndërtimin e një pedonaleje përgjatë bregut të liqenit, por edhe krijimin e një zonë hotelerie, për të cilën Z. Tafani fton investitorët të paraqesin projektet e tyre.

Projekti për rivitalizimin e qendrës së Belshit parashikon gjithashtu ngritjen e këndeve të lojërave, hapësirave sportive, një zonë plazhi etj. Po aq mahnitëse mbetet pamja që ofrohet natën e cila mbledh në këtë shesh qindra qytetarë.

Edisona Skenderi