Ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit rural, Bledi Çuçi ka zhvilluar një intervistë në ERTV në lidhje me zhvillimin dhe transformimin e bujqësisë shqiptare nga ajo e mbijetesës te bujqësia e mirëqënies, e karakterizuar sot nga rritja e prodhimeve cilësore, rritja e eksporteve dhe e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare në tregjet e huaja.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 eksportet shqiptare vijuan të rriten ndjeshëm. Lajmi i u bë i ditur nga Ministri i Bujqësisë në një intervistë për ERTV nga Gjirokastra, ku foli për treguesit e zhvillimit të Bujqësisë.

“Sapo kam marrë të dhënat për 6 mujorin e parë të vitit 2019 për eksportet e prodhimeve shqiptare. Krahasuar me 6 mujorin e pare te 2018, në total eksportet e produkteve bujqësore janë rritur rreth 26 përqind. Midis këtyr ka produkte që rriten me nivelin 60 perqind, 70 e keshtu me rradhë”, tha Çuçi.

Sipas tij, ky është një tregues i drejtpërdrejtë që produkti bujqësor shqiptar jo vetëm po rritet, por po përmirësohet në cilësi, sepse po kap tregjet perëndimore.

Ministri theksoi se ka patur një orientim më të mirë te projektet për pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore, të cilat lidhin produktin me tregun. Sipas Çuçit, deri tani ka disa pika grumbullimi të mëdha që kanë deri në 1500 fermerë në patronazhim.

“Në Gjirokastër, me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, mbi transformimin e bujqësisë shqiptare nga ajo e mbijetesës te bujqësia e mirëqënies, e karakterizuar sot nga rritja e prodhimeve cilësore, rritja e eksporteve dhe e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare në tregjet e huaja🍅🥬🥕🍇🍊

Sigurisht, edhe për frytet e para të mbështetjes së qeverisë ndaj agroturizmit si model investimi për më shumë turistë👍😃”