Një grup i strukturuar kriminal që merrej më trafikimin e armëve nga Shqipëria drejt Greqisë është shkatërruar nga policia greke.

Sipas autoriteteve policore ne vendin fqinj të paktën 16 persona shqiptarë dhe grekë prej një viti transportonin armë të ndryshme dhe municione drejt Greqisë.

Por sipas gazetarit Shpëtim Zinxhiria ky operacion nuk ka të krahasuar me atë çfarë ndodh në Kretë, ku sipas tij ka mbi 1 milionë armë.

Zinxhiria thotë se kultura e popullit në Kretë është mbajtja e armës dhe e mustaqeve, si dhe veshja tradicionale me këmishe te zezë, poture dhe çizme.

Reagimi i Plotë

Ne Krete mbi 1 milione armë…!

Duke marre shkas nga ngjarja e fundit te grupit qe transportonte municione dhe armë luftarake nga Shqipëria, ju ktheva mediave vendase dhe reportazheve lidhur me armatimin e popullit ne ishullin e Kretes.

Aq sa dje falë policise vendase ben te mundur arrestimin e gjashte personave si dhe sekuestrimin e 4 ameve kallashnikove si mbi 225 mije fisheke luftarakë.

Por pyetja shtrohet cfare jane keto kater arme para nje milionë te tjerave ne Krete?

Janë reportazhet e ndryshme vendase ku tregojne se sot qarkullojnë mbi një milionë armë luftarake, pasi është populli i lidhur aq shumë me to.

Në Kretë kultura e popullit të saj eshte mbajtja e armës dhe e mustaqeve, si dhe veshja tradicionale me kemishe te zezë poture dhe çizme.

Nuk mund te gjesh shtepi që nuk ka armë luftarake apo nje dasem që nuk është pershendetur me gjuajtjen e armëve te zjarrit.

Një kulturë trashëgimi shekullor që kohet e fundit fatkeqësisht ka sjellur edhe viktima. Zbrasja ne ajer e armëve luftarake kishin një qëllim që ruhet deri më sot.

Por…arma sipas vendasve duhet respektuar se kur duhet te përdoret.

Vendasit kujtojne gjysherit e tyre baballarët e sotëm qe kishin armë dhe loznin me ato nga gezimi apo vajtimi. edhe sot ashtu si ne te kaluaren, në raste gezimi armët zbrasen ne ajer njera pas tjetrës me një krenari që karakterizon ketë popull të këtij ishulli te bukur.

Në tast vdekje armër shkrepen për të nderuar të vdekurin dhe familjen e tij. Prej shekujsh zbrasja e armëve në Kretë është krenari dhe shpreh trimëri dhe mikpritje, ndryshe nga dikur kur perdorej kunder armikut apo për nje te rene ne lufte gjate varrimit, pra sipas këtij komuniteti kishte një qëllim. Gjithashtu zbrasja e armes behet per te treguar se fshati ka feste dhe gezim apo edhe hidherim, me qellim per te njoftuar fshatin prane qe ka gezim apo hidherim. Në se në një dasëm zbraseshin me pak se një mijë plumba quhej nje deshtim…

Armët dyshohet se siguroheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin drejt shtetit fqinj me anë të një fuoristrade. Gjithaahtu dyshohet se këto armatime shkonin edhe në duart e terroristëve, duke bërë që Europol të kërkojë detaje të tjera dhe ka vënë në ngarkim autoritetet greke.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/