Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë i ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Korçë.

Balkanweb raporton se ka ndërruar jetë vëllai i Novruz Nakos, i cili u vra nga kunati.Viktima është 59-vjeçari Rasim Nako. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të ketë ndërruar jetë për shkak të traumës që përjetoi nga vrasja e vëllait.