Tregjet në panik pas Erdogan emëroi dhëndrin ministër të Financave
Tregjet në panik pas Erdogan emëroi dhëndrin ministër të Financave

Emërimi i Berat Albajrak si ministër i financave të Turqisë nuk ka ndikuar pozitivisht në tregjet financiare të vendit.

Lira turke ka pësuar sërish rënie, duke u zhvleftësuar me 17 për qind brenda vitit. Albajrak është dhëndri i Presidentit Erdogan, i cili e transferoi atë nga ministër i Energjisë.

Indeksi i Bursës së Stambollit  u ul 2,78 për qind të martën pasdite, ndërsa liria turke pësoi një rënie tjetër pavarësisht se e mori veten lehtë këtë javë.

Investitorët janë të shqetësuar se, me caktimin e Albayrak dhe shkarkimin e ministrit dhe zv/ministrit të Financave, nuk do të mbetet askush për t’i dhënë fund pikëpamjeve ekonomike të Erdoganit.

“Albayrak do të duhet të lëvizë shumë shpejt për të siguruar tregjet financiare dhe do të duhet të dërgojë një sinjal se ai do të dëgjojë”, tha Timothy Ash, nga tregjet strategjike sovrane në Bluebay Asset Management, në një post në Twitter.

Pas fitores zgjedhore, Erdogan hoqi Mehmet Simsek nga posti i zv/kryeministrit, ish -bankier Merrill Lynch si dhe largoi nga detyra Ministrin e Financave Naci Agbal. Erdogan shpesh është kritikuar nga investitorët për dobësimin e fuqisë së bankës qendrore dhe ndërhyrjen në vendimet e saj.

Emërimi i dhëndrit të Erdoganit “do të shqetësojë një numër investitorësh dhe disa tregje, për shkak se ata nuk kishin shumë dëshirë të merreshin me Albayrak kur ai ishte ministri i energjisë”, i tha CNBC, Peter Westmacott, i cili shërbeu si ish-ambasador britanik në Turqi nga viti 2002 deri në vitin 2006.

/Ora News.tv