Mbi 240 mijë ferma, ose më shumë se dy të tretat e totalit të fermave në Shqipëri prodhojnë perime të freskëta.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, ndonëse në kushtet e fragmentimit të tokë bujqësore, trendi për prodhimin e perimeve në fushë apo në sera po rritet ndjeshëm falë, lehtësirave për kooperimin e fermerëve por edhe të mbështetjes financiare në rritje që po adreson qeveria për të mbështetur këtë sektor.

Nga të dhënat statistikore mbi dhjetra fermave janë të specializuara në perimet e fushës, të cilat janë edhe furnizueset e tregut dhe që përdorin më shumë inpute, punëtori dhe shërbime mekanizimi apo agronomike. Ndërsa dhjetra ferma të tjera janë të specializuara në prodhimin e perimeve në sera.

Baza e prodhimit konsiston në rreth 31,000 ha tokë të kultivuara me perime ne fushë, dhe bostanorë, 9,300 ha të kultivuara me patate, 14,600 ha të kultivuara me fasule dhe rreth 730 ha të kultivuara në sipërfaqe të mbrojtura. Gama e perimeve të prodhuara në Shqipëri është relativisht e gjerë, me rreth 30 lloje perimesh të ndryshme, ku dominojnë domatet, kastravecat dhe specat.

Tregu vendas dominohet nga prodhimi në vend, me përjashtim të muajve të dimrit. Ndërsa ekziston një kërkesë në rritje për fruta-perime të freskëta ku preferenca e konsumatorëve anon qartë nga prodhimi vendas. /atsh