Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë të këtij viti pasqyron një rënie prej 17.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2018-s.
Sipas një raporti të publikuar sot nga Instituti i Statistikave, (INSTAT) mbi treguesit demografik numri i lindjeve, për tremujorin e tretë të këtij viti shënoi një rënie prej gati 10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s, ndërsa edhe numri i vdekjeve ra me 5.1%.
Në tremujorin e tretë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.223 numrin e vdekjeve, ndërsa i vetmi qark me shtesë natyrore me vlerë negative është ai i Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 53 numrin e lindjeve.