Presidenti amerikan, Donald Trump përsëriti sot në Davos kërcënimin amerikan për një taksë mbi importimet europiane të veturave.

“Që të negociosh me Bashkimin Europian është shumë më e vështirë se me këdo tjetër”, theksoi Trump.

“Ata kanë përfituar nga vendi ynë për shumë vite”, shtoi ai në një intervistë për Fox News.

“Në përfundim kjo do të jetë shumë e thjeshtë sepse, nëse ne nuk do të mund të kemi marrëveshje tregtare me BE-në, ne do të vendosim një taksë prej 25% për veturat e tyre”, deklaroi Trump.