Trump do tërheqjen e trupave nga Siria
Trump do tërheqjen e trupave nga Siria

Shtëpia e Bardhë ka thënë se misioni i Shteteve të Bashkuara në Siri nuk ka ndryshuar, duke përsëritur qëndrimin e presidentit Donald Trump se dëshiron që trupat amerikane të kthehen në shtëpi “sa më shpejt që është e mundur”.

Këto deklarata vijnë pas sulmeve ajrore që Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kryen në Siri, në kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma më 7 prill, ku u vranë dhjetëra persona.

Sulmet ajrore ishin parë si sinjal të përfshirjes më të thellë të SHBA-së në konfliktin 7-vjeçar sirian.