Turistë nga Egjipti dhe Franca kanë shijuar gjatë këtyre ditëve të nxehta korriku një udhëtim fantastik me kuaj në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”.

Ata bënë një itinerar duke shijuar shtigje e vjetra përgjatë Kanionit të Lengaricës, dhe gjithashtu vizituan Urën e Gurtë, Ujëvarën e Mixhait dhe Urën e Babos. 

Udhëtimi i tyre me kuaj në këto vende mjaft interesante ishte mënyra më e këndshme dhe më ekologjike për të përjetuar bukuritë e natyrës gjatë kësaj stinës.

Turistët egjiptian dhe francez shijuan një udhëtim ndryshe duke vizituar fshatrat karakteristik, monumentet e natyrës e kulturës duke shijuar ushqimet tradicional të zonës dhe mikpritjen e banorëve. /atsh