Interesi i turistëve sllovenë për të për të vizituar e kaluar pushimet verore në Shqipëri është rritur.

Këtij fluksi të shtuar, Ambasada e Shqipërisë në Slloveni i është përgjigjur pozitivisht duke ofruar kontakte me agjenci e operatorë turizmi në Shqipëri.

Gjatë periudhës së fundit katër mujore, Ambasada ka intensifikuar veprimtaritë promovuese të turizmit shqiptar. Ndërkohë ka patur rritje të interesit të qytetarëve sllovenë, studentëve, njerëzve të thjeshtë, zyrtarëve, si dhe atyre të apasionuar për turizmin e aventurës, për të vizituar e kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Përveç ofrimit të kontakteve me agjenci e operatorë turizmi në Shqipëri, Ambasada ka vënë në dispozicion materiale e informacion për turizmin e kulinarinë shqiptare, asetet kulturore e historike të vendit, etj.

ATSH