“Na duket ende sikur dridhet toka”. Kjo është dëshmia me sytë e përlotur dhe zërin që dridhet tek kujton ato momente, e një prej aty njerëzve të cilët e quajnë veten me fat që arritën t’i shpëtonin trgjedisë.

Rreth 25 persona, fëmijë, gra dhe të moshuar morën “arratinë” për t’u larguar sa më parë nga qyteti i Durrësit, pasi lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit vijuan edhe pas ditës së martë. Ata erdhën në qytetin e Elbasanit, pasi këtu ndihen të sigurt, edhe pse tregojnë se frika tek ta është ngulitur thellë.

Këto janë dëshmi të atyre njerëzve që i panë me syte e tyre shtëpitë tek shembeshin, sikur të ishin kështjella rëre. Këto janë dëshmi të atyre njerëzve të cilët përjetuan tmerrin, dëgjuan me veshët e tyre “ulerimat e frikës” së orës 03:55 të tërmetit që vrau 49 njerëz.

Këto janë dëshmi që elbasanasit kanë zemër të madhe për të ndihmuar vëllezërit e tyre.