Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Fier. Trupi i pajetë i seksit mashkull  është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të spitalit të Fierit.

Mësohet se trupi i pajetë i përkiste 74-vjeçarit Hajdar Hazizi, vdekja e të cilit, paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga shkaqe natyrale./express