Gjykata ka dënuar me 12 vite burg një emigrant shqiptar në Angli, i cili në shtatorin e vitit të kaluar u arrestua me 9.5 kg kokainë të pastër.

Siç raportojnë mediat britanike, i dënuari është Suad Sufaj. Ndërkohë pasi të kryejë dënimin ai do të dëbohet menjëherë nga Anglia.

Shqiptari u arrestua vitin e kaluar në veri të Londrës, pasi në makinë iu gjet një 1 kg kokainë e pastër, element ky që shtoi dyshimet tek autoritete.

Pas kësaj, vijuan kontrollet edhe në shtëpinë ku jetonte i riu dhe prej aty u sekuestrua edhe pjesa tjetër të drogës.

Nëse droga do të dilte në treg do kapte shumën prej 1 milion sterlina.