Më shumë se 300 të rinj janë çliruar nga një konvikt islamik nigerian, ku ata ishin lidhur me zinxhir dhe u dhunuan, pas një bastisje të ngjashme muajin e kaluar.

Policia bastisi shkollën në Daura në shtetin verior Katsina pasi disa nga meshkujt arritën të shpëtonin të dielën dhe marshuan në rrugë duke protestuar.

Burrat u prangosën dhe u torturuan në shkollën ku ishin regjistruar nga familjet e tyre për të mësuar Kuranin dhe shumë ishin dërguar për t’u trajtuar për varësi droge.

Lajmi vjen pasi gati 500 burra dhe djem të rinj u lanë të lirë nga një shkollë Islamike në Kaduna, rreth 280 milje në jug të Daura, ku studentët ishin lidhur me zinxhirë, të varur nga tavani dhe u rrahën, thanë autoritetet.

Top Channel