Propozimi në gjunjë i Ardit Roshit për partneren e tij Blerina Bajko ishte një ndër gjërat më të bukura që mund të kishim parë ditët e fundit.

Për të folur për këtë propozim dhe për të treguar më shumë detaje për historinë e tyre të dashurisë, Ardit Roshi dhe Blerina Bajko ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

Ndër të tjera Jonida e ka pyetur çiftin se çfarë mendimi kishte i ati i Blerinës që është aktori i njohur Agim Bajko, për marrëdhënien e tyre.

I pëlqente fakti që ka shumë karizëm dhe ambicje, por donte që ta merrnim shumë shtruar”, ka treguar Blerina