UASHINGTON – SHBA-ja ul kohëzgjatjen e vizave turistike për shtetasit kubanë
UASHINGTON – SHBA-ja ul kohëzgjatjen e vizave turistike për shtetasit kubanë

Uashingtoni njoftoi të premten një ulje drastike të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së vizave për shtetasit kubane që dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA, që pritet të reflektohet nga pesë vite me shumë kalime të vizave që jepeshin më parë në tre muaj vetëm me një hyrje.

Sipas së ngarkuarës për çështjen në ambasadën amerikanë në Havana, Mara Tekach, ky ndryshim që përfshin vizat e tipit B2 do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zbatojë parimin e reciprocitetit.

”Aktualisht, Kuba u akordon turistëve amerikanë një leje hyrjeje e vlefshme për vetëm dy muaj, me mundësinë e shtyrjes së afatit edhe me një muaj’’, deklaroi ajo në një video të postuar nga ambasada në rrjetet sociale.

”Duke nisur nga 18 marsi, vizat B2 do të jepen sipas parimit të reciprocitetit. Këto viza përfshijnë vizat familjare, konsultat mjekësore, udhëtimet për turizëm apo çdo udhëtim të këtij lloji. Ato do të jepen për një afat tre mujor vetëm me një hyrje’’, sqaroi ajo.

Kuba akuzoi sot Uashingtonin se po pengon udhëtimet e shtetasve kubanë në SHBA të cilët dëshirojnë të vizitojnë familjet e tyre, pas njoftimit të një ulje drastike të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së vizave nga pesë vite në tre muaj.

”Kuba hedh poshtë këtë vendim, që është një pengesë shtesë për ushtrimin e të drejtave të qytetarëve kubanë për të vizituar familjet e tyre’’,  bëhet e ditur në një komunikatë të kancelarisë kubane./atsh