Shirat nuk do të vazhdojnë pafund dhe fermerët janë duke u përgatitur për stinën e nxehtë.

Në Shirgjan të Elbasanit bashkia ka pastruar 16 km linear kanale kulluese vaditëse duke pritur në këtë mënyrë stinën e nxehtë dhe vaditjen e tokave bujqësore. Po ashtu kjo zonë ka shpëtuar edhe nga përmbytjet pasi janë pastruar 21 km kanale kulluese të cilat nuk pastroheshin prej gati 30 vjetësh.

Janë rreth 2 mijë fermerë që përfitojnë nga këto shërbime në Shirgjan të Elbasanit, një zonë e njohur për prodhime bujqësore cilësore të cilat kryesisht shkojnë pëer eksport.

Edlira XHERRI