I shoqëruar nga ministri i financave në detyrë Arben Ahmetaj, kreu i qeverisë Edi Rama vizitoi mëngjesin e të shtunës një sipërmarrje private që prodhon dhe tregton mobilie në Kamëz.

Kryeministri Edi Rama, theksoi se lehtësimi fiskal i mbi 11 mije bizneseve që preken nga ulja e tatimit nga 15 në 5%, do të sjellë edhe më shumë rezultate kundër informalitetit.

Rritja e fashës së biznesit që paguan vetëm 5% tatim-fitimi në vit ndihmon kompanitë që të rriten dhe të shtojnë fuqinë punëtore.

“Gjëja që për ne është shumë e rëndësishme, është pjesa që, të lehtësohet maksimalisht kjo fashë e biznesit edhe të ketë më shumë punësim, por të dalë dhe në dritë edhe e gjithë pjesa financiare, në mënyrë që të mos ketë në masën që ka pas për të gjithë këto vite fshehje dhe informalitet, sepse na ndihmon në të gjithë procesin e konsolidimit dhe transparencës së ekonomisë,” u shpreh kryeministri Rama.

Stivi Loka, administrator i kësaj kompanie shprehet se puna po rritet dhe se me lehtësimin e tatimit, qeveria i ka ndihmuar më shumë në këtë drejtim.

“Ne për momentin kemi një show room në Tiranë ku çdo klient që do shikon aty, është edhe në Instagram, Facebook, me anë të internetit ka dhe njerëz që vijnë këtu direkt, ose te dyqani. Me këtë na keni ndihmuar,” thotë ai.

Sipërmarrësi njohu kryeministrin me aktivitetin që ai ushtron.

Gjatë vizitës Kryeministri pyeti sipërmarrësit se si e priten uljen e taksës për tatim fitimin nga 15% ne 5%. Babai i cili ja ka trashëguar biznesin djalit, tha se kjo nismë do ta risë edhe më shumë aktivitetin e tyre. “Me këtë na keni ndihmuar shumë edhe dyqanin që e kemi hapur këto ditë është prej uljes se taksave.”

Sipërmarrësi i tha kryeministrit se tani nuk ka më interes për të fshehur të ardhurat e biznesit.

Ndërkohë ministrinë detyrë i Financave Arben Ahmetaj tha se ulja e tatim fitimit do të ndihmoje të gjithë zinxhirin e ekonomisë. /o.l/.

ERTV Live😊: Ulja trefish e taksave për Shqipërinë që punon dhe fiton përmes punës, e prandaj edhe nuk ka interes për pasqyrat e kazanëve mediatikë, është një mbështetje e sigurtë për rritjen e ekonomisë, punësimit, investimeve zhvilluese në ndërmarrjet e vogla dhe pagave natyrisht🤝#eGjithëVëmendjaPërPunën

Posted by Edi Rama on Saturday, 12 January 2019