përgjithësi  jemi  të  prirur  ti  evitojme  situatat  e  reja, ndryshimet  e  menjëhershme  dhe  surprizat  sepse  keshtu   ndjehemi  të  çliruar  nga  pesha  e  ankthit, stresit  dhe  frikës  nga  e  panjohura. Preferojme  të  rrimë  në  zonën  e  rehatisë  dhe  të  vazhdojmë  po  njësoj, me  të  njëjtin  ritëm, me  të  njëjtën  mënyrë, me  po  të  njejtat  situata. Kjo  quhet   zona  e  konfortit (Comfort  Zone)  në  gjuhen  e  psikologjise. Eshte  një  gjendje  mendore  sigurie  zona  e  konfortit, jo  nje  ambjent  fizik! Sado  siguri  te  ndjejme  ne  kete  zone  vjen  nje  moment  qe  duhet  te  bejme  hesapet  me  monotonine  qe  mbart  me  vete  kjo  rutinë. Ndonjehere  kjo  zone  konforti  shnderrohet  edhe  në  nje  rehati  te  rreme  si  ne  rastin e  famshëm  te  : “Falkoi  që  nuk  mund  të  fluturonte”“Një  mbret  mori  dhuratë  dy  falkonj  te  vegjel, te  cilet  ja  besoi  mjeshtrit  te  falkonjeve  per  ti  ushtruar. Pas  disa  muajsh, mjeshtri  i  tha  mbretit  se  nje  nga  falkonjte  ishte  edukuar  ne  menyre  te  shkelqyer, por  nuk  po  kuptonte  se  çfarë  po  i  ndodhte  falkoit  tjeter.Qe  nga  koha  qe  kishte  mberritur  ne  pallatin  mbreteror  falkoi  nuk  kishte  levizur  fare  nga  dega  ku  qendronte  saqë  dhe  ushqimin  ja  shpinte  aty. Mbreti  thirri  sherues  dhe  magjistare, por  askush  nuk  arriti  ta  bente   falkoin  e  vogel  te  fluturonte.Keshtu  ai  nxorri  nje  shpallje  per  shtetasit  e  tij  dhe  mengjesin  e  ardhshem, u  çudit  shumë  kur  pa  falkoin  e  vogel  qe  fluturonte  mbi  kopeshtin  mbreteror. Me  sillni  ketu  autorin  e  kesaj  mrekullie ! –  tha  mbret i.- Perpara  tij  u  shfaq  nje  fshatar  dhe  mbreti  e  pyeti ;- Si  munde  ta  besh  te  fluturoj  falkoin ? – Mos  je  gjë  magjistar ? – Nuk  ishte  aspak  e  veshtire  imzot ;  –  shpjegoi    fshatari. – Une  thjesht  preva  degen  ku  rrinte . Vetem  ne  ate  moment  zogu  arriti  te  kuptonte  qe  kishte  krahe  dhe  u  ngrit  ne  fluturim“

Morali : Ndonjehere  eshte  e  nevojshme  te  pushojme  si  pula  mbi  degë  për  të  rigjeneruar  forcat, por  nqse  rrimë  gjthe  kohës  ne  zonen  e  konfortit, nuk  do  te  marim  kurre  vesh  sesa  larg  do  te  mund  te  arrinim. Prandaj  kemi  nevoje  ndonjehere  per  dike  qe  te  na  e  presë  degën  ku  ndodhemi, ose  te  marim  guximin  t’ja  presim  ne  degen  dikujt  tjeter. Sigurohuni  qe  nuk  jeni  ju  ata  qe  po  pengoni  fluturimin  e  nje  personi  tjeter,  ose  qe  dikush  tjeter  nuk  po  ju  pengon  juve  të  fluturoni.