‘La Voiture Noire’, ‘Makina e Zezë’ e Bugattit është bërë makina më e shtrenjtë ndonjëherë pasi është shitur për 16.7 milionë euro.

Super makina ‘Batmobile-esque’ iu shit një pronari anonim në qershor dhe tani do të paraqitet para të pasionuarve të makinave në SH.B.A.

Me emrin francez për “makinë të zezë”, bukuria e motorit 8.0 litra turbocharged Ë16 u bë për të festuar 110 vjetorin e Bugatti.

Makina me shkëlqim është frymëzuar nga kupat e Atlantikut të Tipit 57 SC të zhvilluara në vitet 1930 nga djali i themeluesit Ettore Bugatti, biri i Zhanit.

Bugatti filloi ndërtimin e veturës në vitin 2018 ndërkohë, shpejtësia e saj varion nga 96 km/h në një maksimum prej 420km/h.

Makina përbëhet me fibër karboni gjithashtu ndaj edhe është shumë e lehtë, pavarësisht se ka 1.500 kuaj fuqi.

Biletat për të parë shfaqhen e saj kushtojnë 450 $