Përdorimet e uthullës së mollës tanimë dihen. Ato datojnë që nga kohët e lashta, kur kjo lloj uthulle është përdorur për trajtime të problemeve të ndryshme shëndetësore.

Uthulla e pa filtruar e mollës, që përmban lëndën e trashë është lëngu më natyral dhe më i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Kjo masë zakonisht rrinë në fund të shishes dhe ka ngjyrë kafe. Fuqitë e saj kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve besohen të jetë të mëdha.

Për shkak se ka veti të larta acidike preferohet, që ajo të përdoret e përzier me ujë apo e zier.

Një mënyrë shumë e mirë e përdorimit të kësaj uthulle është përzierja e saj me ujë të ngrohtë. Gjithashtu kjo uthullë mund të përzihet edhe me mjaltë, për t’u bërë më e shijshme por edhe më e shëndetshme.

Përdorimi i uthullës së ngrohtë mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Studimet kanë treguar se nëse uthulla pihet në mbrëmje, të nesërmen sasia e glukozës në gjak bie dukshëm.

Përpos për diabet, uthulla e ngrohtë përdoret edhe për eliminimin e kolesterinës në gjak. Aminoacidet, të cilat ndodhen në uthullën e mollës kanë një efekt neutralizues ndaj kolesterinës.

Për rënie nga pesha, preferohet që uthulla së bashku me mjaltin të përdoret çdo mbrëmje. Benefitet e tjera të saj janë edhe përmirësimi i problemeve me zorrët siç janë: konstipacioni dhe diarrea.