Irina Shayk dhe vajza e saj, Lea de Seine u vunë re në një mbrëmje nënë e bijë në Los Anxhelos. Babai i vajzës, Bradley Cooper, mungonte, por  modelja ishte e shoqëruar nga dadoja.

Shayk u pa në një garazh parkimi, me një kostum të gjelbër dhe blu ndërkohë që mbante vajzën në krahë.

Lea de Seine ishte e veshur me të bardha dhe dukej se ishte rritur.

Nga hera e fundit ajo dukej me flokë më të gjata dhe me sytë e bukur blu që i shkëlqenin.