Valutat forcojnë pozitat në këmbim me lekun
Valutat forcojnë pozitat në këmbim me lekun
Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të enjten valutat forcuan pozitat kundrejt monedhës vendase, lekut.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro u këmbye me 124.98 lekë ose 0,37 lekë më shumë se një ditë më parë. Me 0,40 lekë më shumë këmbehet edhe franga zvicerane ndërsa paundi britanik këmbehet me 138.30 lekë ose 0,35 lekë më shumë se ditën e mërkurë.
Në këmbim me lekun, lehtë i ka forcuar pozitat edhe dollari amerikan. Monedha e gjelbër këmbehet me 108.46 lekë, me 0.01 lekë më shumë se një ditë më parë.
Aktorët e tregut vlerësojnë rikuperimin e valutave në këmbim me lekun, në javën e dytë të janarit, të nxitur nga faktorët sezonalë.

Ndërkohë Banka Qendrore është shprehur se, gjatë vitit 2019 e në vijim, euro parashikohet të ketë një rritje kundrejt lekut, por kjo rritje do të jetë e moderuar e do të vijojë të qëndrojë poshtë mesatares historike.

Gjithsesi luhatjet në tregun valutor janë brenda parashikimeve të Bankës Qendrore.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.46 +0.01
Euro EUR 124.98 +0.73
Poundi Britanik GBP 138.30 +0.35
Franga Zvicerane CHF 111.04 +0.40
Jeni Japonez (100) JPY 100.26 +0.67
Dollari Australian AUD 77.93 +0.32
Dollari Kanadez CAD 82.09 +0.16
Korona Suedeze SEK 12.21 +0.08
Korona Norvegjeze NOK 12.81 +0.10
Korona Daneze DKK 16.74 +0.10
SDR SDR 151.09 -0.04
Ari(OZ 1) XAU 140137.90 +1,260.09
Argjend(OZ 1) XAG 1703.80 +10.24
Juani Kinez (onshore) CNY 15.98 +0.10
Juani Kinez (offshore) CNH 15.97 +0.10
Lira Turke TRY 19.87 +0.17

/atsh