Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan po punon për përmirësimin e furnizmit me ujë të qytetarëve. Aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme ka nisur që prej fillimit të këtij muaji, ndaj të gjitha subjekteve të cilat janë debitore apo kanë lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm. Në bazë edhe të aksionit kombëtar për ujin, janë ngritur grupe pune dhe po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme në të gjithë territorin e Bashkisë Elbasan.

Sipas Mirela Feros përgjegjse e degës së shitjes pranë kësaj ndërmarrje gjatë kësaj periudhe nga 1 shkurti deri me datë 12 janë lidhur për kategorinë biznes 37 aktmarrëveshje, ndërsa për familjarët 125-ë. Ndërkohë që nga debitorët janë arkëtuar 4 milionë lekë të reja vetëm nga bizneset ku në total vetëm në këtë periudhë janë arkëtuar 17 milionë lekë të reja.

Edhe një herë ndërmarrja e ujësjellësit u bën thirrje të gjithë bizneseve dhe abonentëve familjarë të vetdeklarojnë lidhjet e paligjshme, të lidhin kontratat apo të përfitojnë nga afati për lidhjen e marrëveshjes për pagesat e debisë me këste. Kujtojmë konsumatorët familjarë se 28 shkurti shënon fundin e afatit për t’u vetëdeklaruar, pas kësaj date aksioni do të shtrihet edhe në abonentët familjarë ku do të kontrollohen derë më derë cdo familje.

EdliraXherri/ElbasaniNews.al