Nje grua 68-vjecare ka nderruar jete, pasi duke ushqyer shpendet ka rene ne nje grope me sere. Lajmin e ben me dije policia e Fierit, duke njoftuar se gruaja ka nderruar jete ne vend.

Sipas saj, “Sot rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, shtetasja N.K, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë”.

Policia ka nisur hetimet per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, shtetasja N.K, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrathanave të kësaj ngjarje.